Ekzistojnë një numër i madh i shenjave apo linjave në të lexuarit e pëllëmbës së dorës, dhe secila prej tyre mund të ketë shenja pozitive apo negative, varësisht se ku janë të pozicionuar.
Por, një shenjë në veçanti ka një domethënie negative. Linjat e poshtme në pëllëmbë, që dalin nga zemra, koka, jeta apo linjat e fatit mund të ulin fuqinë e këtyre linjave dhe të tregojnë se situatat në këto fusha të jetës mund të dalin ndonjëherë jashtë kontrollit.
E tmerrshme, apo jo?
Pra, çfarë tregojnë saktësisht këto shenja në pjesën e poshtme të pëllëmbës? Si duken ata?
Kam marrë si shembull një foto të dorës sime për të demonstruar linjat dhe për ta bërë më të qartë. Siç mund ta shikoni, shumica e linjave në pëllëmbën time janë të vendosura në pjesën e hershme të jetës, kështuqë le të fillojmë me ndikimin prej aty.
Shenjat e poshtme në linjën e jetës
Kjo linjë zbulon informacionin rreth ndodhive në jetën tuaj, marrëdhëniet me të tjerët, mirëqënien fizike dhe emocionale. Kur e keni këtë linjë te poshtë, ajo ka tendencë ndaj negativitetit në jetë dhe kohëzgjatjes kur një situatë del jashtë kontrollit. Nëse keni shumë linja në pjesën e poshtme që pasqyrojnë jetën, atëherë ju ndoshta keni përjetuar një fëmijëri të vështirë apo të trazuar.
Nëse kjo linjë shfaqet më vonë, mund të keni kohëra të vështira më vonë gjatë jetës në aspektin e shëndetit apo emocional.
Shenjat e poshtme në linjën e fatit
Këto linja mund të shihen si pengesa për karrierën e një personi, qoftë përmes humbjeve, negativitetit apo pikëpamjes pesimiste. Për shkak se linja e fatit është gjithashtu simbol i udhëtimit të brendshëm apo përmballjes me vetveten.
Shenjat e poshtme në linjën e kokës
Këto linja konsiderohen si një nga linjat më të rëndësishme në të lexuarit kinez të pëllëmbës dhe është simbol i përbërjes mendore dhe psikologjike të individit.
Këto poashtu përfaqësojnë zhvillimin e aftësive psikike ose intuitive të dikujt.
Këto shenja tregojnë një pamje cinike, mungesë vullneti apo paaftësi për të dëgjuar këshilla ndaj atyre përreth jush. Poashtu këto shenja mund të tregojnë se një individ lufton me sëmundje mendore, siç është depresioni, apo periudha të dhimbjes dhe vuajtjeve intenzive dhe të mbingarkuara në një pikë të caktuar në jetë.
Shenjat e poshtme në linjën e zemrës
Këto linja simbolizojnë gjendjen emocionale të një personi, si dhe marrëdhëniet e tyre emocionale dhe fizike me të tjerët. Është poashtu një tregues i shëndetit të përgjithshëm të organit të zemrës.
Kjo linjë është e vendosur mbi linjën e kokës dhe jetës, dhe fillon me gishtin tregues apo gishtin e mesëm. Një gjë interesante që duhet të vërehet është se linja e zemrës fillon me gishtin tregues, dhe tregon se jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë, por shqetësoheni se më kë vendosni të jeni në rrugëtim.
Nëse linja e zemrës fillon ndërmjet gishtit tregues dhe të mesëm, atëherë kjo tregon se shumë shpejtë mund të hiqni dorë nga dashuria juaj. Degëzimet e poshtme të linjës së zemrës tregojnë një kohë të dhimbjes në jetën e një individi, apo ndonjë pakënaqësi në marrëdhënie. Nëse ndonjëra prej këtyre degëzimeve kalon linjën e fatit, atëherë mund të jetë tregues i ndonjë humbjeje në jetë apo fatalitet në ndonjë marrëdhënie romantike./femra.net/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj