Google ADS

Grushti i shtetit në Malin e Zi, para gjyqit grupi i organizuar nga rusët

12:35 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata e Lartë e Podgoricës caktoi 19 korrikun si fillimin e procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në Mal të Zi.

Në aktakuzë thuhet se 14 persona nga Serbia, Mali i Zi dhe Rusia i janë bashkuar grupit terrorist që 16 tetorin e vitit që shkoi ishte përgatitur për të sulmuar institucione shtetërore dhe për të vrarë ish-kryeministrin Milo Gjukanovic. Në padi, sipas VOA-s, pretendohet se kanë qenë dy shtetas rusë nismëtarët e komplotit, Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, të cilët nga sa thotë organi i akuzës, kanë lidhje me qarqe zyrtare në Rusi dhe me formacione paraushtarake në Serbi.

Aleksandar Singjeliç, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, e pat bërë të ditur se u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grushtet në Mal të Zi. Dy deputetë të partisë opozitare malazeze, Fronti Demokratik, kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë grup, Andria Mandic dhe Millan Kneshevic.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, atyre ju hoq imuniteti. Komploti, sipas autoriteteve malazeze, synonte goditjen e institucioneve shtetërore, por edhe bllokimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Moska e kishte bërë të qartë edhe hapur se nuk e dëshironte anëtarësimin në aleancën veri-atlantike të atij që e konsideron bastion të sajin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme