Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një sërë masash të përkohshme tregtare në favor të Ukrainës. Këto masa duhet të hyjnë në fuqi deri në fund të shtatorit dhe do të aplikohen për një periudhë prej tre vjetësh, shkruan arbresh.info.
“Me vendimin e sotëm, po lejojmë që produktet e Ukrainës të eksportohen në BE. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën dhe të forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe politike, edhe përballë konfliktit në vazhdim në tokën e saj,” është shprehur, Sven Mikser, ministër i Punëve të Jashtme të Estonisë, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit.
Propozimi ka për qëllim përmirësimin e aksesit për eksportuesit ukrainas në tregun e BE-së, duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike dhe përpjekjet e reformës ekonomike të ndërmarra nga Ukraina.
Kjo shton dispozitat e tregtisë që tashmë janë futur nën një marrëveshje asocimi BE-Ukrainë që janë zbatuar përkohësisht që nga 1 janari 2016 dhe që zyrtarisht do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2017.
Vendimi i sotëm është hapi i fundit i nevojshëm për të miratuar rregulloren. Parlamenti Evropian miratoi tekstin më 4 korrik. Teksti duhet të publikohet dhe të hyjë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga bashkë-ligjvënësit gjatë seancës plenare të PE në shtator./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...