Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës këtë javë në emisionin “Thumb” të dy gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.
Ai është vënë përballë pyetjeve “thumbuese” të dy vajzave, një prej të cilave ka qenë lidhur me Renee-n: Si do të reagonte ai nëse një ditë vajza e tij do ta prezantonte me të dashurin? Baballarët zakonisht janë shumë të ndjeshëm në të tilla tema dhe as Roberti nuk mund të bënte përjashtim. Megjithatë, ai nuk i është shmangur pyetjes, shkruan Blitz.al.
“Shpresoj shumë që Renee të më prezantojë me frajerin kur të jetë 18 vjeç. Ishallah ka fatin e mirë! Ndoshta të ketë të dashur një reper. Pse jo, s’kam gjë me artistët. Më mirë artist se mjek apo pilot. Ajo edhe vetë është shumë e talentuar”,- është shprehur Roberti. Epo, duket se ndryshe nga kolegët e tjerë Roberti dëshiron që Renee të ketë të dashur një reper apo një artist.
https://www.facebook.com/Portali.blitz.al/videos/1081470051985494/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin