Google ADS

Themelohet Ndërmarrja Publike Lokale “Ekologjia”

10:31 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e qeverisë u miratua shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ekologjia” Sh.A. Graçanicë.

Ministri i Zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se Ministria ka shqyrtuar këtë kërkesë dhe janë shqyrtuar edhe nga komisioni.

“Kemi kërkuar që nga kryetari të nënshkruhet memorandum që kjo ndërmarrje do të mund të mbahet vetë dhe të mos ketë kërkesë nga buxheti në vitet e ardhshme. Kjo ndërmarrje parasheh mirëmbajtjen e ndriçimit publik dhe mirëmbajtje tjera të ambientit”, ka thënë ai./Arbresh.info. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme