Nga 5.8 milionë euro sa kishte në dispozicion Ministria e Shëndetësisë për të gjitha llojet e sëmundjeve që rekomandohen për trajtim jashtë QKUK-së kanë mbetur vetëm edhe 1.002.367 euro.
Zyrtarë shëndetësorë thonë se me këtë trend kërkesash do të mbeten pa buxhet për mjekimin e pacientëve jashtë vendit nëse kjo linjë nuk përfiton nga rishikimi buxhetor
Ka gjashtë muaj që Gani Avdyli është diagnostifikuar me tumor. Ai po mjekohet në një spital në Maqedoni. Mjekët kanë rekomanduar një operacion i cili kushton 6 mijë euro, shkruan rtk.
Por, familja Avdyli që jeton në asistencë sociale e ka të pamundur të siguroj këtë shumë parash, e nevojshme për operimin e familjarit të tyre.
Mevlude Avdyli, bashkëshortja e Ganiut, në pamundësi për të siguruar mjetet për shërbimin e burrit të saj në në rrugë institucionale ka vendosur që të kërkoj ndihmën e qytetarëve. Ajo, ka folur në RTK për pamundësinë e sigurimit të mjeteve materiale, të domosdoshme për operacionin e bashkëshortit.
“Pare s’kemi. 6 mijë euro po bëhet vetëm operacioni. Askush nuk na ka ndihmu”, thotë gruaja.
Familja Avdyli i është drejtuar vetëm komunës së Ferizajit për të kërkuar mjete për bashkëshortin. Këta të fundit nuk kanë mundur t’iu ndihmojnë. Ndërkohë, familja Avdyli nuk ka kërkuar ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por, edhe në këtë ministri kanë shpenzuar shumicën e buxhetit për trajtim jashtë institucioneve Publike Shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka përfunduar raportin 6 mujor të punës ku do të paraqiteshin saktë rastet e dërguara për mjekim jashtë institucioneve publike dhe buxheti i shpenzuar.
Por, Faik Hoti, drejtor për Informim në MSh ka thënë se buxheti i ndarë për 2017 për Trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore ka qenë 5.8 milionë euro për të gjitha llojet e sëmundjeve që rekomandohen për trajtim jashtë QKUK-së.
“Mjete të alokuara deri më tani janë shpenzuar 4. 787 412 , ndërsa mjete që kanë mbetur për periudhën e ardshme deri në fund të vitit janë 1.002.367 euro, mjete këto të cilat nuk do të mjaftojnë për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave”, ka thënë Hoti për rtklive.com.
Ai ka shtuar se këto mjete nuk mjaftojnë sidomos për pjesën e fundit të vitit (tre muajtë e fundit). “Kështu që nëse nuk sigurohen mjetë shtesë, programi do të mbetet pa buxhet për muajt e fundit të vitit. Me buxhetin e shpenzuar sivjet, janë mbuluar edhe obligime financiare të vitit 2016, të bartuara më 2017”, ka thënë Hoti, drejtor për informim.
Sipas tij, gjatë tre muajve të parë të vitit 2017 për mjekim jashtë institucioneve publike shëndetësore kanë aplikuar 430 pacientë. Nga ta, sipas Hotit, 22 raste kanë qenë urgjente.
Sa i përket llojit të sëmundjeve, 159 raste kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës, 78 pacientë që kanë probleme me sy. Kanceri tek fëmijët është në shkallë tejet të lartë.
15 aplikime kanë qenë vetëm me leukemi tek fëmijët për tre muaj të parë të këtij viti. “Të gjithë kanë përfituar përmes programit”, ka thënë Hoti, sipas të cilit, ka pasur edhe 193 aplikacione për lloje tjera sëmundjesh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...