Ndryshon moti sërish këtë javë, ja temperaturat

09:06 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë relativisht të freskëta , më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme