Keita Balde u largua nga grumbullimi i Lazios duke u nisur kështu drejt Milanos.
Mjaftoi kjo që mediat të raportojnë menjëherë për një kalim të tij te Interi.
Por, agjenti i lojtarit, Roberto Calenda, ka mohuar të gjitha, duke thënë se mediat kanë trilluar, ashtu siç kanë bërë shumë kohëve të fundit rreth të ardhmes së klientit të tij.
“Më parë kishte akord me një skuadër tjetër (duke iu referuar zërave për kalimin te Juventusi). Tani gati të nënshkruajë me një të re? Kishte një ditë të lirë dhe e shpenzoi ashtu siç kishte dëshirë. Shpikni më pak”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter.
Kartoni i lojtarit konsiderohet se është rreth 20 milionë euro, shifër që Interi është i gatshëm ta paguajë.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...