Presidenti Donald Trump kritikoi sot përsëri median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t’i jepej informacion implikues lidhur me rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.
Presidenti i bëri këto komente në Twitter, nga rezorti i tij i golfit në Bedminster, të Nju Xhërsit. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya në qershor të vitit të kaluar.
Presidenti Trump shkruante në Twitter se “Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 emaile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?” Zoti Trump i referohej emalileve që zonja Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte sekretare shteti, si dhe thënieve se media ja kishte treguar pyetjen para se ajo të zhvillonte debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit, të cilat ajo i humbi.
“Përmes burimeve të rreme dhe paidnetifikuara, lajmet e rrme janë duke shkatërruar demokracinë në vendin tonë!” shkruante sot Presidenti Trump në Twitin e tij. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i liri dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë.”/VOA/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...