Google ADS

Rivali i Merkel: Eurozona me buxhet të përbashkët

01:15 | 17 Korrik 2017
Trina Galanxhi

“Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok”, tha lideri i socialdemokratëve Martin Schulz para mbështetësve në Berlin.

Ai akuzoi kancelaren Angela Merkel gjatë fjalimit të tij se nuk i ka treguar zgjedhësve se si do ta forcojë BE-në dhe si do të arrijë të plotësojë premtimin për punësim të plotë ndërsa vetë ai, parashtroi planin për rritjen e investimeve dhe kthimin e solidaritetit në Europë.

“Partia ime mbështet më shumë investime në Europë. Ne jemi në favor të një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë dhe jemi në favor të një ministri europian financash që të ngrihet kundër konkurrencës së dëmshme të taksave dhe evazionit fiskal”, tha Martin Schulz, kryetar i SPD.

Schulz, ish-president i Parlamentit Europian, shpreson të mundë Merkelin në zgjedhjet e 24 shtatorit, por socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, duket se kanë humbur pak ritmin në sondazhe pas një starti të vrullshëm pas nominimit të tij në janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme