Mijëra polakë kanë protestuar para godinës së Parlamentit në Varshavë kundër reformës në gjyqësor. Protestuesit thonë se dy projektligjet e miratuara nga senati të shtunën do të dëmtojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe demokracinë.
Qeveria thotë se masa është e nevojshme sepse gjyqësori është i korruptuar dhe shërben vetëm për interesat e elitave.
Ligjit nuk është dekretuar ende nga presidenti, dhe protestuesit i kanë kërkuar Andrej Dudas të përdorë veton, por sipas mediave ai nuk ka ndërmend të përdorë këtë fuqi.
Projektligji i parë që pret miratimin e këtij projektligji përcakton se parlamenti që tani kontrollohet nga partia e krahut të djathtë “Ligj dhe drejtësi” do zgjedhë anëtarët e Këshilli të Lartë të Gjyqësorit Pr/ligji i dytë i jep autoritetin ministrit të Drejtësisë të emërojë gjyqtarë të Gjykatës Supreme.
Sipas po këtij pr/ligji gjyqtarët e Gjykatës Supreme mund të detyrohen të dalin në pension përveç atyre që i zgjedh ministri për të qëndruar.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të