Ndonëse janë shumë të frekuentuara, rrugët magjistrale në Kosovë ende nuk kanë ndriçim.
E për këtë më së shumti problem po u del këmbësorëve, raporton KTV.
Përveç kësaj, banorët kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që të vendosin edhe shenja ndriçuese, pasi sipas tyre, kjo do ta ulte numrin e aksidenteve.
Pavarësisht që në Ministrinë e Infrastrukturës janë të informuar për rrezikun që u kanoset kalimtarëve, gjatë mbrëmjes, zyrtarë të këtij dikasteri thonë se këtë vit MI-ja ka qenë e fokusuar në ndërtim të rrugëve e më pak në ndriçim.
Mustafë Krasniqi, këshilltar në këtë ministri ka thënë se në mungesë të mjeteve, disa rrugë janë ndërtuar, por vendosja rrjetit është anashkaluar.
“Ne kemi ende punime në magjistralen Prishtinë – Podujevë dhe po ashtu, do të kemi punime në aneksin rrugor Prishtinë – Gjilan andaj, pa përfunduar këto, nuk do të ketë rregullim të ndriçimit, edhe pse ka një kontratë për mirëmbajtje”.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...