Google ADS

Mësohet gjendja shëndetësore e Arben Ahmetajt pas aksidentit të rëndë

22:30 | 16 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Arben Ahmetaj u aksidentua para disa minutash në Kumanovë, ndërkohë që Albeu.com mëson nga burime prej spitalit të qytetit se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. 

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook edhe ish-ministri i Brenshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu.

“Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë!
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!”., shkruan ai.

304047

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme