Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare.
Pas një periudhe të gjatë ku janë shqyrtuar shumë oferta dhe emra të rëndësishëm, ditët në vijim do të mësohet emri i trajnerit që do të pasojë Giani De Biasin në krye të kuqezinjve.
Burime për Sport News bëjnë të ditur se rrethi i pretendentëve është ngushtuar së tepërmi, me Christian Panuccin dhe Luigi De Canion të mbetur në garë. Emrat e përfolur gjatë këtyre javëve kanë qenë të shumtë, teksa presidenti i FSHF-së Armand Duka ka marrë në shqyrtim disa prej tyre.
Nga ish-portieri i Italisë, Valter Zenga tek ish-ylli Holandës, Clarence Sedorf kanë qenë kandidaturat për të pasuar De Biasin. Me kalimin e ditëve kanë nisur edhe seleksionimet teksa mësohet se së fundmi në garë kanë mbetur vetëm Panucci me De Canion.
Koha ka qenë një aleat për presidentin Duka për të shqyrtuar kandidatët, teksa sfida e ardhshme është më 2 shtator ndaj Lichteshteinit në shtëpi. Sigurisht që trajnerit të ri duhet t’i jepet koha për të studiuar më mirë futbollistët dhe për këtë arsye java e ardhshme mund të sjellë në vendimin përfundimtar se kush do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë.
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri
Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një nd...
Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve ...