Google ADS

Kosovari e humb jetën në një aksident në Shqipëri

19:57 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Pasditen e sotme një aksident masiv u shënua në aksin Shkodër – Lezhë, aty ku tre makina janë përplasur ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën.

Mësohet se qytetari që ka humbur jetën është nga Kosova.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa prej 2 orësh superstradën Lezhë – Shkodër vijon të jetë e bllokuar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në  vendngjarje./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme