Lewis Hamilton fitoi garën e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, suksesi i 4-t sezonal për pilotin britanik, që para fansave të tij, në pistën e Silverstone, nuk zhgënjeu, duke arritur një triumf të lehtë dhe të merituar.
Ky është suksesi i katërt radhazi i Hamilton në garën e shtëpisë, i pesti në total në këtë pistë.
Piloti i Mercedes nuk e vuri në asnjë moment në dyshim fitoren, duke zhvilluar një garë më vete dhe i pashqetësuar nga rivalët, duke marrë pikë të rëndësishme në betejën për titullin kampion. Në podium, bashkë me Hamilton u ngjitën edhe dy pilotë finlandezë, Valtteri Bottas me Mercedes (i dyti) dhe Kimi Raikkonen me Ferrari (i treti), ndërsa Vettel e mbylli garën në vendin e shtatë, pas problemeve që pati me gomën dy xhirot e fundit. Një garë e dështuar për “kokëkuqen” dhe një fitore e dyfishtë fantastike për Mercedes. Vettel kryeson me 177 pikë, Hamilton ka 176 sosh etj.
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve