Google ADS

Shpikjet kineze që i përdorim edhe sot

15:37 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Nga porcelani, busulla e deri tek letra higjienike-ja disa nga shpikjet më të mëdha që Kina i dhuroi njerëzimit. Kina ka një histori të lashtë dhe të lavdishme, që nga periudha feudale (200 vjet para Krishtit) deri në epokën moderne. Qytetërimi shekullor kinez është njëkohësisht edhe vatra e shumë shpikjeve të mrekullueshme dhe të dobishme. Në këtë listë janë paraqitur shpikjet kineze, të cilat nuk ishin të njohura ose të miratuara nga bota perëndimore për shumë dekada dhe shekuj, edhe pse ishin të zakonshme në Kinë. Disa mund të jenë të njohura për ne, të tjerët ndoshta më pak. Gjithashtu, këto shpikje janë të përshkruara në dokumentet kineze rreth shekujve para erës sonë.

1. Porcelani

Një nga aspektet më mjeshtërore në traditën kineze është arti i porcelanit (një material i veçantë i qeramikës). Kinezët ishin specialistë të zotë të qeramikës. Shpikur gjatë Dinastisë Sui (581-618 para erës sonë, por ndoshta edhe më herët) dhe perfeksionuar gjatë Dinastisë Tang (618-906), porcelani kinez u çmua në të gjithë botën. Disa punime të kallajit me xham dhe qeramikë ishin të mbyllura me dekorime ose zbukurime (me rrathë të thjeshta, ose me një fjalë të gdhendur) në ngjyrë blu; ky lloj artikulli mendohet të jetë inspirimi i parë për porcelanin bardhë e blu të Kinës. Vazot, të cilat gati ishin pjekur, lyheshin me solucion metalik dhe më pas u bëhej një ripjekjeje me zjarr të lehtë, nga dilte një model i shndritshëm metalik me ngjyrë gri, jeshile apo të kuqe, që e transformonte vazon në një vazo prej ari. Kjo teknikë është transmetuar në të gjitha pjesët e civilizuara të Europës, të Afrikës së Veriut dhe në Azi. Në përgjithësi shihej ndikimi i porcelanit të bardhë dhe blu kinez, por poçet pikturoheshin me modele tipike turke me lule në ngjyrë bruzi (gur të çmuar të gjelbër, të purpurt, kafe dhe të zinj.

2. Busulla

Busulla ose kompasi është një instrument që shërben për t’u orientuar në hapësirë. Në shekullin e katërt para erës sonë, kinezët kanë ndërtuar një busull magneti për ta përdorur si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor. Në këto busulla ishte lokalizuar ana e Jugut dhe ato janë përdorur kryesisht në tokë si mjet orientimi dhe si tregues të drejtpërdrejtë. Në librin “Book of the Devil Valley Master”, shkruar gjatë Dinastisë Tang (në shekujt 7 dhe 8 para erës sonë) është paraqitur se, “meqenëse toka është magnet natyror, gjilpëra magnetike merr gjithmonë drejtimin Veri-Jug. Busulla është e përbërë nga një kuti e rrumbullakët ose katrore dhe pllaka mbi të cilën ndodhet gjilpëra (shigjeta treguese e busullës) është prej bronzi. Materiali prej të cilit është përpunuar busulla duhet të ketë cilësi jo magnetike. Gjilpërat magnetike janë prodhuar që nga viti 1040. Më vonë, në vitin 1600, teknologjia e termo-magnetikes (që është akoma në përdorim) është zhvilluar nga fizikani anglez William Gilbert (1544-1603).

3. Piketimi i parcelave

Kinezët filluan të mbillnin kulturat bujqësore në parcela të ndara në rreshta rreth shekullit të 6-të para erës sonë. Kjo teknikë i lejonte që bimët të rriteshin shpejt dhe shëndetshme. Piketimi i parcelave në rreshta ishte shumë efikas për mbjelljen, ujitjen dhe korrjen. Gjithashtu, sipas specialistëve të bujqësisë, edhe era që fyente mbi rreshtat e bimëve ishte më pak e dëmshme. Piketimi i parcelave në rreshta nuk ka qenë i praktikuar në botën perëndimore për më shumë se 2200 vjet.: “Nëse bimët janë rritur në radhë, ato do të piqen më shpejt, sepse ato nuk ngatërrohen me rrënjët e njëra-tjetrës. Rreshtat horizontale duhet të punohen mirë. “The Spring and Autumn Annals” – ” Të Korrurat Vjetore të Pranverës dhe Vjeshtës” janë publikime që janë bërë nga viti 722, deri në vitin 481 para erës sonë gjatë Dinastisë Zhou (1046-256, para erës sonë). Në këto tekste paraqiten ngjarje të karaktereve të ndryshme politike, ekonomike, natyrale (si tërmete, eklipset solare) sipas rendit kronologjik.

4. Parmenda

Parmenda është një vegël që përdoret në bujqësi për të lëruar tokën dhe për të mbjellë kulturat bujqësore. Pa ndihmën e parmendës, farat hidheshin me dorë, por kjo ishte një praktikë joefikase për shkak të shpërndarjes jo të barabartë. Bujqit kineze filluan të përdornin parmendën në fillimet e shekullit të dytë para erës sonë. Në shkallë europiane, parmenda e parë është përdorur nga Camillo Torello në vitin 1566 dhe patentuar nga Senati Venecian në vitin 1566.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme