Deklarata e ministrit të mbrojtjes në Malin e Zi, Perdrag Boshkoviq se shteti i tij do ta ndihmonte Kosovën përmes ndonjë operacioni të NATO-s kishte nxitur reagime të ashpra në shtetin e Serbisë.
Por vetë ministri disa ditë pas, duket se i ka “zbutur fjalët”, transmeton lajmi.netAi ka thënë se Mali i Zi nuk e dëshiron luftën as kundër serbëve dhe as kundër shqiptarëve,dhe se do të angazhohet vetëm për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale.
Në një intervistë për agjencinë Mina, ai ka shtuar se deklarata e tij e fundit është nxjerrë nga konteskti, dhe është interpretuar në mënyrë të ligë nga media të caktuara.
“Anëtarësimi në NATO për Malin e Zi do të thotë se është bërë pjesë e një sistemi ku janë të trashëguara vlerat e një shoqërie demokratike. Njëra prej këtyre vlerave është promovimi dhe ruajta e paqes dhe stabiliteti në rajon”, tha Boskoviq.“Trupat e Malit të Zi nuk do të bëjnë luftë as kundër serbëve dhe as kundër Kosovës, ata do të angazhohen vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Kosvoës apo ndonjë shteti tjetër”, shtoi ministri i jashtëm i vendit fqinj të Kosovës.Boskoviq ka theksuar se përafqsimi në një aleancë ushtarake si NATO për një vend të vogël si Mali i Zi, është privilegj por edhe detyrim shtesë, për zbatimin e reformave në mënyrë që të justifikohet besimi i dhënë, duke e prezantuar shtetin si faktor i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre