Google ADS

Serwer tregon çfarë do të kërkojë Vuçiq nga SHBA-ja

14:38 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Daniel Serwer, profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan ka komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serwer ka thënë se vizita e Vuçiqit në SHBA do ta ndihmojë atë për të vendosur marrëdhënie më të mira dhe më direkte mes Serbisë e SHBA-ve.

“Besoj se Vuçiq do të kërkojë gjithashtu mbështetje për ambiciet e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka thënë Serwer për Tanjug.

Përndryshe, Vuçiq gjatë kësaj vizite në SHBA do të ketë takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme