Sa më shpejt të krijohen insiutcionet e Kosovës aq më shpejt do të ndodh ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, qasje në fondet dhe programet e BE’së. Vonesat do të krijojnë probleme të mëdha në këto fusha. Samiti i Triestes nuk e ka ringjallur Jugosllavinë por ka thelluar zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë. Ministrja në largim e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, flet për Expresss.
Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët do të jenë dy punët e para që e presin Ministrin e ri të Integrimeve Europiane.
Por, nëse vonohet krijimi i institucioneve të Kosovës do të ketë problem përpos në demarkacion e liberliazim, edhe për marrjen e fondeve të BE’së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Ky është qëndrimi i Ministres së Integrimeve Europiane, Mimoza Ahmetaj, e cila thotë se duhet që sa më shpejt të konsituohet Parlamenti dhe të formohet Qeveria e re e Kosovës.
“Sa më tepër që vonohet krijimi i institucioneve tona ne do të ngecemi në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe me këtë edhe me procesin për liberalizmin e vizave”, ka thënë Ahmetaj.
Ajo thotë se Kosova po pret t’i marrë 70 milionë euro nga BE përmes Fondit IPA që duhet të kalojë përmes Qeverisë e Parlamentit.
“E para e punës, ne po ashtu, e kemi IPA fondet për vitin 2016, të cilin projekt Ministria e Integrimeve e ka përfunduar, mirëpo, ka mbetur të votohet në Qeveri. Pastaj, të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës. Aty bëhet fjalë për 70 milionë euro, të cilat Kosova do të kishte pasur mundësi t’i merrte. Sa më shpejt që t’i kemi institucionet ky proces do ë mbyllet”, ka treguar Ahmeti.
Qeveria e Kosovës është para dy muajsh, përkatësisht më 10 maj, ndërsa, zgjedhjet janë mbajtur një muaj më vonë.
Rezultatet e zgjedhjeve nacionale janë certifikuar, mirëpo, Presidenti Thaçi ende nuk e ka thirr seancën konstituive. Është paralajmëruar se seanca mund të mbahet javën e ardhshme, mirëpo, ende nuk dihet sa kohë do të marrë pastaj krijimi i Qeverisë së re. Probleme ka edhe në konstituimin e Parlamentit, pasi koalicioni fitues, s’i ka numrat as për votimin e Kryetarit të Kuvendit.
Sidoqoftë, vonesat eventuale, sipas Ahmetaj do të shkaktojnë edhe probleme lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociocimit për shkak se duhen miratuar disa ligje për të çuar proceset përpara.
“Ne e kemi draftu dhe ka kalu programi për implementimin e MSA’së për vitin 2017, Kur nuk e kemi Qeverinë dhe Parlamentin, sigurisht se një mori masash ligjore që parashihen të kalojnë në parlament…”, ka shtuar ajo.
Sidoqoftë, Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, ani pse ka pasur vazhdimisht premtime se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt.
Por, përgjegjësja kryesore e Kosovës në rrugën drejt BE’së thotë se s’mund ta japë data se kur do të ndodh liberalizimi i vizave. Por, garanton se në momentin kur votohet demarkacioni procesi do të ecë shpejt për shkak të zotimeve të zyrtarëve të BE’së.
“Në vazhdimësi jam përmbajtur të flasë me data. Sa shpejt to ë bëhet do të barrët nga institucionet e BE’së. Ne kemi marrë garanca nga zyrtarët e BE’së përfshirë Moghredini e Hahn, se në momentin që kalon demarkacioni, procedurat do të nisin menjëherë brenda institucioneve të BE’së”, thotë Ahmetaj.
Ahmetaj ka komentuar edhe Samitin e Triestes, duke thënë se s’ka pasur ringjallje të Jugosllavisë, por vazhdim i Samitit të Berlinit, për perspektivën e Ballkanit në BE.
“Është diskutuar mjaftueshëm për tregun e përbashkët. Kosova ka paraqitur vërejtjet dhe kemi sqaruar se CEFTA duhet të implementohen. Me Zonën Ekonomike ka pasur dilema, por e shoh si një thellim të CEFTA’s. Pjesa tjetër, marrëveshja ka afate kohore. Kosova në vazhdimësi do ta ketë fjalën e vet. Do të t’i kemi komentet tona. Tash për tash është në planin inicial. Do të shikojmë se ku është interesi i qytetarëve tanë”, ka shtuar jo.
Ahmetaj ka treguar se nga viti i ardhshëm Kosova do të ketë qasje edhe në katër programe të BE’së përfshirë Erasmus Plus, Europa për Qytetarë, për Shoqërinë Civile etj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...