Google ADS

J.LO dyshon te i dashuri, punëson hetues privat

13:41 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Jennifer Lopez ka rreth 5 muaj që është në lidhje me Alex Rodriguez, por duket se ka dyshime për dashurinë e tij.

Sipas burimeve të brendshme të ‘Us Weekly’, thuhet se ajo ka punësuar një agjent privat që ta ndjekë dhe të raportojë çdo vend që shkon ai.

Pasi 41-vjeçari e zbuloi këtë gjë, mes tyre ka shpërthyer një zënkë e madhe. Por, “Dailymail” i hodhi poshtë të gjitha duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Nuk dihet akoma asgjë, pasi asnjëri nuk ka reaguar për këtë rast. Ndërkohë, dihet se Alex u nda nga ish gruaja në 2008 për një tradhti nga ana e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme