Hulumtimet e reja kanë zbuluar se të rinjtë, nënat e të cilëve kanë pirë duhan, mund të kenë një rrezik më të lartë të sjelljes antisociale dhe kryerjes së veprave penale.
Studimet e mëparshme kanë gjetur gjithashtu një lidhje midis pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë dhe sjelljes antisociale në fëmijët, megjithatë nëse kjo ka një lidhje shkakësore ishte ende e paqartë, transmeton Klan Kosova.
Për të arritur një rezultat më të mirë, një ekip hulumtuesish nga Broën University dhe University of Maryland shikuan 3443 fëmijë të grave që morën pjesë në qendrat Boston dhe Providence të Projektit Perinatale Bashkëpunuese.
Rezultatet treguan se 59% e grave raportuan pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë dhe 33.8% pinë një paketë ose më shumë në ditë.
Megjithëse duhani i nënës në shtatzëni mund të sjellë vetëm rritje të lehtë deri në një masë të moderuar të rrezikut të sjelljes antisociale të një pasardhësi, heqja e këtij ekspozimi mund të ketë ndikime të konsiderueshme në nivelin e popullsisë.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...