Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave pritet të ndikojnë në reduktimin e vatrave të zjarrit në vend.
Emergjencat Civile njoftuan se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 vatra zjarri, në Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër. E.C thotë se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.
Qarku Berat
Zjarri i rënë dy ditë më parë, në malin “Partizani”, në pjesën jugore të kurorës së qytetit të Beratit është fikur. Zjarrfikëset si dhe rreth 150 forca të bashkisë kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 25 ha me shkurre dhe pisha. Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha. Në fshatin Veterik, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake të cilët kanë bërë edhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha.
Qarku Shkodër
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre. Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.
Qarku Lezhë
Në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre. Zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.
Qarku Fier
Në Levan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset kanë shuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me shkurre dhe 138 rrënjë ullinj.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte