Prej 17 vjetësh, Asim Aziri, është punonjës policie në Prishtinë. Po kaq vjet ka që për çdo vit ai dhe 50 anëtarë të familjes së tij të madhe kalojnë pushimet verore në plazhin e Durrësit.
Aziri, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij të mitur, mbërritën në plazh 2 ditë më parë. Autobusi me të cilin mbërritën nuk u lejua të hyjë në rrugën “Pavarësia”.
“U keqtrajtuam nga shteti nënë, u keqtrajtuam ne që vijmë dhe bëjmë pushime këtu. Përveç kosovarëve, asnjë pushues tjetër nuk është penguar të hyjë në plazh. Vitin tjetër do të shkojmë në Ulqin, nuk do të vijmë më në Durrës, pas kësaj që na bënë këtë vit”, shprehet Asimi, i cili përveçse është shumë patriot, është edhe shumë atdhedashës.
“Policia e Shqipërisë nuk ka solli asnjë pengesë nga kufiri deri në Durrës, por këtu tek Ura e Dajlanit nuk na lejuan të hynim. Na dërguan në Plepa, edhe atje nuk na lejuan të hynim në plazh. Me fëmijë të vegjël, me çanta e me valixhe, na bëjnë këtë keqtrajtim”, thotë Arsimi.
Punonjësi i policisë shprehet se si rezultat i kësaj gjendjeje, plazhi në Durrës është bosh. Njerëzit tanë nga Kosova nuk do të vijnë në Durrës. Prej ditësh që ndodh kjo gjendje nuk po vijnë më dhe kjo duket që plazhi këtë verë është bosh.//portali DurresLajm/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?