Melania Trump, Zonja e parë e SHBA, i ka dërguar një mesazh falenderimi, Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, së cilës i shkruan: “U kënaqa shumë duke shëtitur Parisin nga Sena. Faleminderit znj. Macron që ishe një mikpritëse kaq e hijshme.”
Presidenti amerikan Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin për një vizitë në Francë më 14 korrik. Ata mbërritën të enjten në mëngjes; vizituan Ambasadën Amerikane dhe u mirëpritën nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Znj. Brigitte Macron. Qëllimi i vizitës ishte pjesëmarrja në ceremoninë e përvitshme të Ditës së Bastijës.
Presidenti Trump është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që merr pjesë në këtë ceremoni që nga viti 1989.
Për të përkujtuar zbarkimin e trupave amerikane në tokën franceze gjatë Luftës së Parë Botërore, populli i Francës i ka shpallur Shtetet e Bashkuara si të ftuarit e nderit për këtë vit./Arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen