Policia e Vlorës ka zbuluar drogë sërish në të njejtin vend në fshatin Drithas dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar.
Policia njoftoi se dje, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Drithas sekuestroi 40 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.
Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, shtetasin Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë