Lufta e venezuelasve kundër urisë

09:23 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Pesë vjet më parë, kur ekonomia e Venezuelës ishte ende stabile, Ana Margarita Rangel e kishte luksin të shkonte në kinema, apo të blinte përbërësit për ta përgatitur ndonjë ëmbëlsirë.

Madje edhe tre vjet më parë, kur ekonomia e këtij shteti nisi të tkurrej, Rangel fitonte mjaftueshëm për ndonjë lëng apo akullore, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”.

Tani të gjitha paratë që i fiton i shpenzon që ta luftojë urinë. Këpucët i janë vjetruar dhe shqyer, por ajo nuk mund t’ia sigurojë vetes një palë të reja. Një kuti e pastës së dhëmbëve në këtë shtet tani kushton sa paga e një gjysmë jave.

“Gjithnjë më ka pëlqyer t’i pastroj dhëmbët para gjumit. Ashtu edhe duhet, apo jo?”, thotë Rangel, që jeton në një kodër shumë afër Karakasit, kryeqytetit venezuelas. Ajo punon në një fabrikë të kozmetikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme