Google ADS

Kremi i diellit, shumë e aplikojnë gabim

00:38 | 16 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Vendosja e kremit të diellit në këto ditë të nxehta është mjaft thelbësor. Por shumë njerëz e vendosin atë në mënyrën jo të duhur dhe shpesh shmangin zona që janë shumë të domosdoshme por tu mbrojtur. Sipas asaj që raporton Time, fytyra është pjesa më e rrezikuar nga tumoret e lëkurës dhe pikërisht këtu shumë njerëz gabojnë për të aplikuar kremin, duke lënë zbuluar pjesë të rëndësishme.

Sipas studimeve të fundit, të paraqitura në konferencën vjetore të “British Association of Dermatologists”, rreth 10% e fytyrës sonë lihet zbuluar kur ne shpërndajmë kremin e diellit. Studimi u krye me ndihmën e një aparati fotografik të pajisur me rreze ultravjollcë, që zbuluan zonat më të harruara të fytyrës.

Rreth 13% e harrojnë që të lyejnë pjesën e sipërme të qepallave, pikërisht në pjesën ku shfaqet tumori i lëkurës në 5-10% te rasteve.

Shumë prej njerëzve që i janë nënshtruar eksperimentit, thanë se nuk kishin vendosur krem në pjesën e sipërme të qepallave për çështje neglizhence apo se ai mund tu irritonte sytë. Në fakt vendosja e kremit në atë zonë mund të sjellë irritim të syve, por studiuesit thonë se njerëzit mund të përdorin mjete të tjera mbrojtëse; si syze dielli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme