Shkatërrohet në Akuila të Italisë një rrjet prostitucioni, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar. Mediat italiane raportojnë se kanë vënë në pranga të riun shqiptar dhe një dominikane 28 vjeçe.
Sipas Prokurorisë së rrethit, gruaja e arrestuar kishte për detyrë organizimin, monitorimin dhe kontrollin e prostitutave të strehuara në banesa, duke inkurajuar tek to performancën me klientët dhe njoftimin nga ana e tyre nëse shihnin praninë e policisë.
Gjithçka u zbulua pas një denoncimi nga banorët e zonës, të cilët raportuan në polici se në një apartament hynin dhe dilni shumë njerëz gjatë natës. Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë e arrestuar kishin ngritur një “agjenci” prostitucioni, transmeton gsh.
Sipas mediave italiane, 22-vjeçari shqiptar dhe 28-vjeçarja dominikane u siguronin vajzave dhe personave transgjinorë, apartamentin për t’u prostituuar kundrejt një pagese prej 40 euro në ditë.
Në këtë çmim, thuhet se përfshihen edhe linja telefonike dhe adresa në internet, për të kontaktuar me klientët. Një tjetër shërbim i ofruar ishte mbrojtja fizike e prostitutave.
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...