Tragjedi në Senegal, tetë të vdekur gjatë një ndeshje futbolli

23:50 | 15 Korrik 2017
Arbresh Info

Një tragjedi ka ndodhur në stadiumin Demba Diop në Dakar.

Gjatë finales së Kupës së Senegalit ndërmjet Stade de Mbour dhe Union Sportive Oukam kanë vdekur të paktën tetë persona, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një raporti nga ‘BBC’, një përleshje ndërmjet tifozëve ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të ndalur incidentin.

Tifozët shkaktuan kaos në tribuna dhe një pjesë e murit u shemb duke lënë të vdekur tetë persona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme