Google ADS

Alex Sandro refuzon Chelsean, afër kontratës së re te Juve

23:16 | 15 Korrik 2017
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro raportohet se ka vendosur për të refuzuar interesimin e shprehur nga Chelsea në mënyrë për të nënshkruar marrëveshje te re me skuadrën në Torino.

26-vjeçari ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim gjatë verës te klubi në Stamford Bridge dhe ishte subjekt i një oferte prej 61 milionë funta nga Chelsea e cila ishte refuzuar nga kampioni italian, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte mësohet se ka bërë Sandron si njëri nga shënjestrat kryesore për transferim këtë verë pasi kërkon t’i bëjë konkurrencë Marcos Alonsos në krahun e majtë.

Megjithatë, ‘Sky Italia’ raporton që braziliani ka zgjedhur të vazhdojnë qëndrimin në Torino dhe do të vendos të ardhmen e tij te finalisti i Ligës së Kampionëve duke nënshkruar kontratë të re.

Juve ngurron të humb ndonjë mbrojtës tjetër këtë verë pasi tashmë Leonardo Bonucci i është bashkuar Milanit, ndërsa Dani Alves te Paris Saint Germain./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme