Një atak kardiak i ka marrë jetën të burgosuri për vrasjen e gruas, 58-vjeçarit nga Kuçova Ruzhdi Luzi, i cili vuante dënimin me 25 vite në burgun numër 302 në Tiranë. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ai ka gjetur vdekjen më 14 korrik, rreth orës 13:30.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 dhjetor të 2016-ës ku Luzi vrau me thikë gruan e tij, 49-vjeçaren Manjola Luzi në banesën që çifti kishte në fshatin Drizë të Kuçovës.
Personi që njoftoi policinë për krimin brenda familjes ishte vetë 58-vjeçari, duke rrëfyer se gjithçka kishte ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit, dy djemve dhe dy vajzave, teksa ata ishin në gjumë.
Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin muajin e shkuar duke dënuar me 25 vite burg Rruzhdi Luzin, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar mori dënimin përfundimtar prej 25 vitesh burg.
Krimi në familje dyshohet se ndodhi për arsye xhelozie me dyshimin se e tradhtonte, ndërsa gjatë procesi gjyqësor 58-vjeçari pranoi autorësinë dhe shfaqi pendesë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...