Arsene Wenger: Nuk ka ofertë për Kylian Mbappen

20:46 | 15 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas trajnerit Arsene Wenger, Kylian Mbappe do të qëndrojë në Monaco edhe për një vit.

Trajneri i Arsenalit është pjesë e atyre që kanë shfaqur interesim në sensacionin e Francës për të cilin Real Madridi udhëheq garën duke ofruar 120 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Arsene Wenger ka hedhur poshtë se Arsenali ka lansuar ofertë për sulmuesin 18-vjeçar.

Arsene Wenger beson që Kylian Mbappe ka vendosur për të vazhduar qëndrimin te Monaco
Arsene Wenger beson që Kylian Mbappe ka vendosur për të vazhduar qëndrimin te Monaco

“Nuk është e vërtetë. Njerëzit kanë imagjinatë të madhe. Ajo që ne dimë është që Mbappe kushton mbi 100 milionë funta dhe pas asaj është falas për të imagjinuar se çfarë mund dëshironi”

“Por, ne nuk kemi shtruar ndonjë ofertë ende. Mendoj që ai do të qëndrojë, duket ashtu, do të qëndroj edhe për një sezon”

“Ndoshta ai ka shumë të zgjedhur. Në fund, njerëzit me shumë mundësi për zgjedhje nuk transferohen”./arbresh.info

Të ngjashme