Të paktën tre njerëz u vranë dhe të tjerë dyshohet se mund të kenë vdekur si pasojë e një zjarri për përfshiu disa kate në një ndërtesë të lartë, në Honolulu.
Mediat lokale në kryeqytetin e Hawaiit publikuan pamjet e zjarrit që shfaqin flakë dhe tym të zi, që dalin nga kati i 26 i ndërtesës 36 katëshe.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës bënë me dije se 12 persona mbetën të plagosur si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, ndërsa po zhvillohen kërkime për të mbijetuar apo viktima të tjera.
Zjarri në kompleksin Marco Polo nisi në një apartament në katin e 26 dhe më pas u përhap deri në katin e 28.
Autoritetet amerikane thanë se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe kanë nisur hetimet për ta zbuluar këtë.
Dëshmitarë okularë të zjarrit, thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të viktimave, por flakët dhe tymi i denduar e kishin bërë të pamundur shpëtimin e tyre.
Kompleksi Marco Polo u ndërtua në vitin 1971, para se spërkatësit e sistemit antizjarr të ishin detyrim ligjor dhe sipas ekspertëve, nëse do të kishte spërkatës, zjarri do të ishte ndalur në vatër.
Zjarri në Hawaii ndodh saktësisht një muaj pas tmerrit në ndërtesën Grenfell në Londër, edhe kjo pa spërkatës, dicka që hetuesit thonë që ndihmoi në përhapjen e flakëve.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...