Deputeti i zgjedhur i LDK-së, dhe ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri ka disa fjalë për çështjen e ndërtimit të xhamisë në lagjen Dardania.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë kohë ndërtimi i xhamisë është dashur të kryhet, duke akuzuar Ahmetin se po i pret zgjedhjet lokale për ta bërë një gjë të tillë.
Ja postimi i plotë i Beqirit në Facebook:
Të dashur miq,të dashur qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës
Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.
Është ndarë lokacioni për të,diku 5 vite më parë,është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj.
Janë absurde,të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet,bllokadat dhe mosëdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës.
Qytetarët e besimit mysliman meritojn një xhami të tillë,është e drejtë elementare e tyre,e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë.
Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit?
Kjo punë është dashur të kryhet.Mjaftë më, zhbllokojeni këtë ndertim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...