Ky është momenti dramatik kur super jahti i Cristiano Ronaldo bastiset nga zyrtarët spanjoll me uniforma.
Superylli i Real Madridi ishte duke shijuar ushqimin në një restauruant kur zyrtarët e taksave hyrën në barkë duke kërkuar dokumentet e të pranishmëve në bord, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo doli nga jahti kur u takua me autoritet, të cilët po kryenin “kontrolle rutine”.
‘Hola.com’ raporton që doganierët kërkuan të shohin dokumentet, por asnjëherë nga anëtarët e familjes nuk i posedonte.
Një zëdhënës nga Agjencia Tatimore e Spanjës ka konfirmuar që kontrolli nuk ishte asgjë tjetër përveç i rregullt.
“Ajo ishte pjesë e kontrolleve rutinë të anijeve që kryen çdo verë në pjesë të ndryshme të Spanjës, përfshirë Ishujt Balearike”, tha ai.
“Kjo nuk ndikon tek përdoruesit e anijeve, por te pronarët apo kompanitë nëse ato janë marrë me qira. Në këto inspektime kërkohet dokumentacione të ndryshme me arsyeje të kontrolleve të ndryshme fiskale, veçanërisht në lidhje me mundësinë që regjistrimi i taksave është bërë në mënyrë të gabuar”
Kontrolli zgjati rreth 90 minuta dhe gjithçka ishte filmuar nga një agjent.
Ronaldo është akuzuar së fundmi për mashtrim tatimor nga autoritet spanjolle me një vlerë prej 13 milionë funta.
Si pasojë e kësaj, sulmuesi ka kërcënuar me largim nga Real Madridi për shkak të mungesës së mbështetjes nga klubi pas incidentit.
Megjithatë, duket tani që reprezentuesi i Portugalisë do të vazhdoj qëndrimin në klub./arbresh.info
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...