Publicisti Adriatik Kelmendi, ka kërkuar që të ketë pajtueshmëri ndërmjet një grup personash që po e kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie në Prishtinë dhe qytetarëve që janë praktikues të devotshëm të fesë islame.
Me ndërtimin e xhamisë së re në lagjen Dardania në Prishtinë, sipas Kelmendit do t’i plotësohej dëshira e një komuniteti të madh qytetarës.
Ai veçon se ka qenë një fat i madh që në konkursin për xhaminë e Dardanisë të merr pjesë edhe studioja e njërës prej arkitekteve më të shquara të botës, Zaha Hadid.
“Projekti i saj fascinant i xhamisë do të bënte që edhe praktikuesit e islamit ta kenë një xhami të denjë në qendër të kryeqytetit, si dhe të gjithë kryeqytetasit bashkë të mburreshin se Prishtina ka një ndër objektet më të bukura arkitektonike në botë – i cili padyshim do të kthehej në atraksion fetar e turistik nga myslimanë dhe të tjerë nga i gjithë globi“, ka thënë Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”
Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë opinonin e tij:
Me pak mençuri dhe zemërgjerësi xhamia në Dardani mund të jetë në çdo rast situatë win-win.
Tashmë është e qartë se ka praktikues të devotshëm të fesë islame që e duan Prishtinën dhe e duan edhe një xhami në qendër të kryeqytetit. Me ndërtimin e saj do t’i plotësohej dëshira një komuniteti të madh qytetarësh.
Në anën tjetër, ka edhe shumë qytetarë jopraktikues të fesë islame ose të tjerave, si dhe qytetarë të feve të tjera, të cilët e duan Prishtinën dhe duan që e njëjta të jetë edhe e bukur edhe e përmendur pozitivisht në botë.
Ka qenë një fat i madh që në konkursin për xhaminë e Dardanisë të merr pjesë edhe studioja e njërës prej arkitekteve më të shquara të botës, Zaha Hadid.
Projekti i saj fascinant i xhamisë do të bënte që edhe praktikuesit e islamit ta kenë një xhami të denjë në qendër të kryeqytetit, si dhe të gjithë kryeqytetasit bashkë të mburreshin se Prishtina ka një ndër objektet më të bukura arkitektonike në botë – i cili padyshim do të kthehej në atraksion fetar e turistik nga myslimanë dhe të tjerë nga i gjithë globi.
Prishtina është e të gjithëve. Pse të mos ketë zemërgjerësi e mençuri ndërmjet prishtinasve për të mirën e saj?
Pra, pse të mos e kemi edhe një xhami kur prishtianasit e duan; dhe pse të mos e kemi edhe një kryevepër arkitektonike kur prishtinasit e duan?!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...