Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se gjërat në Mitrovicë po shkatërrohen me qëllim.
Përmes një statusi në llogarinë personale, Bahtiri ka bërë të ditur se ulëset afër Liqenit Akumules, në Mitrovicë janë thyer.
Gjeni të plotë statusin:
Dikujt po i pengojnë sukseset në Mitrovicë dhe tash kanë filluar shkatërrimin e qytetit. Në këto foto të cilat mi dërguan qytetarët, shihet se si dikush qëllimshëm i ka thyer ulëset te Liqeni Akumulues, vetëm e vetëm për shkak se ky vend po përmendet si sukses ne gjithë Kosovën.
Ne do ta sanojmë këtë dëm dhe dëmet e tjera, sepse Mitrovica po bëhet qytet shembull për gjithë Kosovën. Ata që e kanë shkatërruar në të kaluarën ditën, tash mund të tentojnë ta shkatërrojnë natën, por kot e kanë.
Mitrovica është e atyre që e duan dhe punojnë ditë e natë për të.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...