Viktimat e Nicës përkujtohen me spektakël dritash në Paris

16:21 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Një koncert madhështor në homazh të viktimave të sulmit që tronditi Nicën vitin e kaluar përmbylli ditën e gjatë të ceremonive përkujtimore në përvjetorin e tragjedisë të premten.

Pjesë e koncertit ishte Orkestra e Filarmonike e Nicës, aktorë francezë, kompozitori i njohur Michel Legrande dhe dirigjenti rus Valery Gergiev.

Një memorial i përbërë nga pllaka në një segment rruge u kompletua përgjatë ditës nga familjarë të viktimave, banorë të Nicës dhe turistë.

Mesazhi 170 metra i gjatë përfshin moton e Francës “Liberte, Egalite, Fraternite”.

Familjarët e viktimave lëshuan në qiell 86 tollumbacë, aq sa ishin viktimat e sulmit, ndërsa banorë të Nicës lëshuan 300 të tillë.

Rruga ku ndodhi tragjedia ishte e mbushur plot me njerëz, kryesisht turistë, një vit pasi drejtuesi i një kamioni hyri përmes turmës që po shijonte spektaklin e fishekzjarreve në Ditën e Bastijës.

Në vend të fishekzjarreve, 86 drita lazer, nga një për secilin viktimë, rrezatuan nga shëtitorja duke ndriçuar qytetin. Ndërkaq, një shfaqje spektakolare fishekzjarresh mbi Kullën Eiffel mbylli festimet për Ditën e Bastijës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme