​Më 5 shtator bëhet shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza”

12:58 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Më 5 shtator të këtij viti do të bëhet shugurimi i Katedralës së Prishtinës “Nënë Tereza”, dhe ky është akti përfundimtar që objekti vihet në shërbim të Zotit dhe popullit.

Kjo u tha sot gjatë shpalosjes së programit të shugurimit të Katedrales” Nënë Tereza”.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se sot ka nderin të japë një lajm të gëzueshëm pasi që Papa Françesku ka caktuar përfaqësuesin e tij që do ta përfaqësojë atë me rastin e shugurimit të objektit dhe ai është kardinali shqiptar, Ernest Troshani. Me qëllim që të jetë në kujdesën e gjeneratave shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza”, është krijuar edhe një stemë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme