Google ADS

Musa Limani: Unioni Doganor në dëm të Kosovës, më mirë të formohet tregu Kosovë-Shqipëri

11:25 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Aleksandar Vuçiq, tani president i Serbisë, muaj më parë në një nga takimet e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Nismës së Berlinit, kishte propozuar një union doganor, propozim i cili u përkrah edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, por u kundërshtua ashpër nga Kosova, gjegjësisht nga kryeministri Isa Mustafa.

Ky i fundit këtë ide nuk hezitoi ta quaj rikthim të ish Jugosllavisë, ku Kosova nuk dëshiron të rikthehet.

Pas kthimit nga Samiti i Triestes, kryeministri shqiptar Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp duke thënë se u arritën rezultate konkrete për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Është dhe një mundësi për t’u bashkëngjitur tregut europian. Është e kotë që të humbasin energji për të gjitha ato broçkulla që janë dëgjuar deri tani. Projekti është europian, nuk përbën asnjë zgjidhje alternative. Broçkulla, fjalët për rikrijimit të Jugosllavisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Edhe ekspertët e ekonomisë, kundërshtojnë idenë e krijimit të një unioni doganor, që do t’i përfshinte vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Eksperti i ekonomik Musa Limani në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se Evropa po tenton të bëjë disa tregje që nuk janë anëtare të BE-së me qëllim që të ato të përgatiten për tregun unik evropian.

“Evropa po tenton të bëjë disa tregje paraprakisht për vendet të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së me qëllim që të përgatiten që të jenë të gatshme pastaj të hynë në tregun unik evropian kështu filluan me CEFTËN-n”. Tash e kanë qëllimin me e bë një treg të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor. Normalisht disa prej këtyre vendeve që janë më të zhvilluara se Kosova, si Kroacia, Serbia por edhe vende tjera kanë një interes të tyre, ka thënë Limani.

Ai ka thënë për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik që ka Kosova, Unioni Doganor nuk i përgjigjet asaj.

“Duke u bazuar në nivelin e zhvillmi ekonomik të Kosovës nuk i përgjigjet një treg që quhet Unioni Doganor për arsye se niveli i zhvillimit ekonomik i Kosovës është më i ulët se çdo vend që hyn në kuadër të këtyre vendeve”, ka thënë ai.

Sipas tij në Unionin Doganor të gjitha vendet do të fitojnë kurse ekonomia e Kosovës do të jetë në humbje.

“Të gjitha vendet përreth nesh do të përfitojnë kurse sipas meje ekonomia e Kosovës do të jetë në humbje për arsye se në Unionin Doganor të gjithat vendet anëtare i nënshtrohen disa kritereve e një prej tyre është të formojnë doganat e përbashkëta, prandaj me formimin e doganave të përbashkëta normalisht që vendet e zhvilluara do të mundohen të formojnë normën e doganave që i përgjigjet atyre por jo edhe Kosovës”, është shpreh ai.

Por Limani ka thënë se më e drejt do të ishte të kemi një treg të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

“Ndoshta do të ishte më e drejtë që ne të bëjmë një treg të përbashkët shqiptaro-shqiptar se sa këtë. Të fillojmë me unionin ekonomik në mes Shqipërisë edhe Kosovës sa i përket transaksioneve ekonomike. Opinioni im është që më e drejt do të ishte të kemi unionin ekonomik Kosovë-Shqipëri përkatësish Shqipëri-Kosovë”, ka përfunduar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme