Google ADS

Samsung sjell televizorin me diagonale 10.3 metra

09:25 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Samsung ka sjellë së fundi televizionin e ri 406 inç Cinema me ekran LED.

Pajisja e re ka diagonalen e ekranit prej 10,3 metrash dhe nuk është e dedikuar për përdorim shtëpiak, por për salla të kinemave, ku pritet të zëvendësojë projeksionet klasike.

Ekrani vjen me rezolucion 4K (4,096 x 2,160 piksel), kualitet HDR dhe ka ndriçim deri 146 fL, që sipas Samsungut, është dhjetë herë më shumë se sa projeksionet standarde të teknologjisë.

Po ashtu, televizioni ka ngjyrën e zezë të thellë të fotografisë, ngjyrën e bardhë precize dhe ngjyra të shkëlqyeshme. Ndriçimi shtesë mund të jetë i dobishëm për riprodhimin e filmave 3D, të cilët shpesh duken të mjegulluar në kinema për shkak të syzave të polarizuara.

Si pjesë shtesë e kualitetit të fotografisë, Samsung ka bashkëpunuar me njësinë JBL të Harman në teknologjinë e zërit, e cila përbëhet nga mikrofonat e vendosur përreth ekranit, teknologjisë për procesimin e zërit dhe “Sculpted Surround”, i cili mundëson riprodhimin dramatik të zërit.

Samsung thekson se televizori mund të jetë shumë i qëlluar edhe për ngjarje të korporatave, konferenca, përcjelljen e sportit dhe lojëra, derisa shikimi i filmave do të ofrojë një përvojë krejtësisht të re. Tash për tash nuk dihet çmimi i televizorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme