Nëse vuani nga aciditeti në stomak dhe gastriti, artikulli më poshtë ju njeh me ushqimet më të mira kundër tyre…
Gastriti është një inflamacion i bezdisshëm i mukozës së stomakut që manifestohet me djegie, dhembje në stomak, përzierje dhe në rastet më të rënda, me të vjella dhe diarre. Shkaqet e gastritit mund të jenë nga më të ndryshmet, por në pjesën më të madhe të rasteve, ai shkaktohet nga një intolerancë ushqyerje, zakone të këqija në tavolinë dhe nga stresi.
Megjithatë, mbajtja nën kontroll e gastritit pa marrë ilaçe, është e mundur: është e mjaftueshme që t’i kushtoni vëmendje ushqimeve që hani gjatë ditës. Nëse dieta nuk do të rezultojë pozitive, drejtohuni mjekut specialist.
Në vijim ju paraqesim ushqimet kryesore kundër gastritit:
-Pirja e ujit është e rëndësishme për të ndihmuar stomakun që të mbajë nën kontroll prodhimin e lëngjeve gastrike. Në rastin e gastritit, është e këshillueshme që të pini një gotë ujë me temperaturën e ambientit çdo 30 minuta. Asnjëherë mos pini ujë të ftohtë.
-Lëngjet e frutave të tilla si banane, dardhë dhe mollë, mund të konsumohen si një lloj vakti i lehtë gjatë pasdites. Lëngu i tyre jep një efekt qetësues te mukoza gastrite. Gjithsesi, nuk duhet ta ekzagjeroni me pirjen e lëngut të këtyre frutave.
-“Ilaçi” më i mirë kundër gastritit është lëngu i karotës. Mund ta gjeni në dyqanet të cilat tregtojnë prodhime bio, ose mund ta përgatisni vetë në shtëpi me një pajisje të posaçme.
-Mbi efektet pozitive të qumështit te gastriti, debati është ende i hapur. Megjithatë, është mirë që të pini një sasi të vogël qumështi lope në temperaturë ambienti.
-Në rast se vuani nga gastriti pini dhallë. Bakteret e acidit laktik në përmbajtjen e tij ndihmojnë në procesin tretës dhe formojnë një shtresë të hollë në muret e stomakut dhe ezofagut, duke i mbrojtur nga veprimi gërryes i lëngjeve të stomakut.
-Makaronat integrale mund të konsumohen pa problem kur vuani nga gastriti. Makaronat, sidomos të gatuara aldente, janë shumë të mira për të thithur një sasi të madhe të lëngjeve gastrike, duke i lejuar stomakut që të shfryhet.
-Orizi i bardhë mbetet ende “ilaçi i gjyshes” kur ju dhemb stomaku. Orizi lufton gastritin, falë përbërjes së lehtë dhe aftësisë për të thithur lëngjet gastrike. Është e rëndësishme që ai të gatuhet në mënyrë të shëndetshme: i zierë ose i përgatitur në avull.
-Buka, si të gjitha produktet që bëhen nga gruri, në teori mund të ndihmojnë tretjen. Por ajo duhet të jetë pa maja, pasi përndryshe mund të rrisë prodhimin e lëngjeve gastrike dhe fryrjen.
-I vetmi lloj mishi i lejuar në rastin e gastritit, është mishi i bardhë, gjithmonë i freskët dhe jo i ngrirë para gatimit. Por ju lejohet që të hani edhe atë pjesë të mishit të derrit pa dhjamë dhe yndyrë.
-Peshku i freskët është një aleat i mirë në luftën kundër gastritit pasi nuk ka yndyrë dhe tretet lehtë. Është e nevojshme që të zgjidhni gjithmonë peshk të freskët dhe ta gatuani atë në avull.
-Patatet mund t’ju ndihmojë që të mbani nën kontroll gastritin dhe prodhimin në vazhdimësi të lëngjeve gastrike. Konsumojini ato duke i bërë pure, por pa i hedhur erëza.
-Të gjitha llojet e lulelakrës ju ndihmojnë kur vuani nga gastriti. Është mirë që edhe këto të përgatiten në avull, në mënyrë që vlerat e tyre të ruhen sa më shumë. Edhe spinaqi ndihmon për të ulur aciditetin në stomak.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...