Ky është fshati më i shëndetshëm në botë

01:21 | 15 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Fshati Pioppi në Italinë Jugore, është konsideruar si fshati me banorët më të shëndetshëm në botë.

Një gjë të tillë e konfirmon Kardiologu Aseem Malhotra, i cili studioi fshatin më të shëndetshëm në botë, teksa zbuloi sekretin e jetëgjatësisë  të banorëve të kësaj zone pasi ata jetojnë deri në moshën 100 vjeçare.

Sekreti i jetëgjatësisë së tyre me një shëndet të plotë, rezulton të jetë konsumimi në sasi shumë të vogla të sheqerit. Kështu një gjë e tillë bën që këta fshatarë të kësaj zone rrallë herë vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Po ashtu disa faktorë të tjerë kryesorë janë dhe mungesa e stresit dhe bërja e shtatë orëve gjumë në natë , ndërsa pinë nga një gotë verë çdo ditë.

Pioppi mbrohet nga UNESCO si shtëpia e dietës mesdhetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme