Google ADS

Si të përgatisni në shtëpi ilaçin natyral jo toksik kundër mushkonjave

23:59 | 14 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Nuk ka asgjë më bezdisëse sesa zukatja e mushkonjave në një natë të nxehtë vere, kur ti përpiqesh të vësh gjumë në sy dhe pse ke provuar çdo metode eleminuese.

Duket se asnjë ilaç nuk mund t’i zhdukë një herë e përgjihtmonë këto të fundit, sidomos në stinën e verës, ndaj Living do t’ju tregojë sekretin e ilaçit magjik jo toksik.
Përbërësit: 10 pika vaj esencial livando ose limoni ose kedri (gjenden ne dyqanet me bimë mjekësore)
8 degë rozmarine
4 kavanoza
2 limon jeshil
2 limonë të freskët
Ujë
4 qirinj që pluskojnë në ujë
Përgatitja:
Mbushni ¾ e kavanozit me ujë. Në secilin prej tyre vendosni 2 degë rozmarinë dhe disa feta limoni, të cilët i keni prerë më parë pëgjysmë. Me ndihmën e një pikatoreje hidhni nga 10 pika vajra ecensial në ujin e kavanozit. Pasi të keni bërë të njëjtën gjë për çdo kavanoz vendosni qirinjtë që qëndrojnë mbi ujë dhe shpërndajini kavanozat neper shtepi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme