E konfirmon Pentagoni: Kemi vrarë ‘kokën’ e ISIS-it në Afganistan

23:20 | 14 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kreu i Shtetit Islamik në Afganistan, Abu Sayed, u vra në një sulm ajror në selinë kryesore të grupit terrorist në provincën Kunar më herët gjatë kësaj javë, njoftoi Pentagoni këtë të premte.

Zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha në një deklaratë se anëtarët e tjerë të grupit të Shtetit Islamik u vranë gjithashtu në sulmin ajëror të martën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha për gazetarët se kjo është një fitore, raporton “Reuters”.

Sayed është kreu i tretë i Shtetit Islamik në Afganistan që është vrarë që nga korriku 2016.

Trupat afgane, të mbështetura nga aeroplanë luftarakë të SHBA-ve dhe forca speciale, kanë luftuar me militantë të lidhur me Shtetin Islamik në Afganistanin lindor për vite me radhë.

Gjenerali Xhon Nicholson, komandanti i lartë i SHBA-ve në Afganistan, është zotuar të mposhtë shtetin islamik këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme