Pasi të kenë ngrënë darkë, një numër i madh i njerëzve e kanë tendencën të shtrihen dhe ta shikojnë një film, e më pas ta ndezin një cigare pa e ditur se kjo është tejet e rrezikshme për shëndetin e përgjithshëm.
Në fakt, të gjithë e dimë se pirja e duhanit është gjë tejet e dëmshme për shëndetin, por kjo nuk i ndalon duhanpirësit ta ndalin këtë shprehi, dhe këtë e bëjnë edhe pas një shujte.
Por, përderisa një ‘shaka’ mes duhanpirësve tonë thotë: “Çka i tha Dema Ukës? Një cigare shkon mas bukës”, kjo faktikisht mund të jetë këshillë e dëmshme për tu ndjekur.
Sipas disa studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas shujte është e barabartë sikur t’i keni pirë dhjetë cigare përnjëherë. Kësisoj, ju vetëm e rritni rrezikun e kancerit – e veçanërisht atë t mushkërive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...