Kanë mbetur edhe pak ditë kur do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës. Kësisoj, koalicioni PDK-AAK dhe Nisma është duke u bërë gati që përfundimisht ta merr “timonin” e kryeparlamentarit dhe krijimit të ekzekutivit.
Mirëpo, ndonëse matematikisht nuk i kanë numrat, PAN është duke mbajtur shpresa që votën për to ta “rrëmbejë” nga disa deputetë të tjerë. Një propozim rreth bërjes bashkë me PAN-in e ka dhënë Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Lëvizja “Vetëvendosje” është partia e cila ka ‘obligim’ t’i bashkohet koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Megjithatë, ai thotë se LDK-ja nuk do të jem pjesëmarrëse në formimin e kësaj qeveri. “Ata mund t’i bëjnë numrat me pakicat dhe Vetëvendosjen pse jo dhe ta formojnë qeverinë. Vetëvendosje duhet të futet sepse ata bashkërisht e kishin rrëzuar qeverinë dhe pse jo pse mos të bëhen bashkë për mi kriju institucionet”, është shprehur ai.
Sipas tij, LDK-ja është e gatshme që kësaj radhe të qëndrojë në opozitë. Ndërsa Veliu thotë se nuk do të ishte korrekte nga ana e ndërkombëtareve që t’u bëhet presion vazhdimisht LDK-së për t’iu bashkuar këtij koalicioni.
“Ne jemi si koalicion të tretë dhe rendi është që ne me qëndru në opozitë. LDK gjithmonë kemi qenë institucionaliste dhe nuk do të ishte korrekte të na bëhet presion. Mendojë se partia jonë nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë presioni. Por, duhet ta diskutojë në strukturat e saj, forume dhe të marr vendimin që është më i mirë për LDK-në në këtë moment”, ka thënë ai/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...