Po plaste nga vapa, nuk do t’a besoni çfarë kishte bërë për t’a evituar (Foto)

21:17 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Në Tiranë, një djalë me një paraqitje mjaft të mirë, ka shokuar të gjithë.

Disa nga ata që e kanë parë, i kanë bërë foto dhe e kanë dërguar tek faqja JOQ. Kalimtarëve u ka bërë përshtypje ajo që i riu ka vënë në kokë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit dhe temperaturat e larta. Bëhet fjalë për një pjesë kashte të lidhur me litar në mënyrë të atillë që të pengojë depërtimin e rrezeve.

Ndërkohë që në fshat një gjë e tillë do të dukej mëse normale, në mes të Tiranës të gjithë e shikojnë me habi, sikur çfarë të ishte”, – thotë një prej personave që ka dërguar fotot në redaksinë tonë.
E në fund të fundit, siç tha dhe kryeministri “nuk jemi në komunizëm që të na diktojnë çfarë të veshim”. Gjithsecili zgjedh atë që ka mundësi dhe që e bën të ndihet komod.

tir-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme