Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore (pjesa e dytë), të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë.
Në konferencën e mbajtur për media, KQShM ka vlerësuar se bëhet fjalë për një proces të organizuar dhe të administruar mirë, madje edhe më mirë se në pjesën e parë. Kryetari i këtij Komisioni, Azem Guri, ka theksuar se i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik.
Guri falënderoi prindërit, maturantët, të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN për monitorimin e mbarëvajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore. Ai, po ashtu, falënderoi mediat, për raportimin e vazhdueshëm të këtij procesi shumë të rëndësishëm për arsimin në Kosovë.
Kryetari i KQShM, tha se janë raportuar disa parregullsi të vogla dhe të pakta në numër, të cilat nuk e dëmtojnë procesin.
“Komisioni ka monitoruar në vazhdimësi gjithë procesin, duke përfshirë këtu edhe komunikimin në rrjetet sociale, ku disa manipulues kanë tentuar të japin përgjigje në pyetjet e testit”, tha Guri, ndërsa theksoi se ndaj shkelësve të rregullave, sërish do të aplikohen masa ligjore, sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore.
Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës do të shpallen më 30 qershor 2015.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...